E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

21 viktima pas zjarrit në një kamp refugjatësh në Gaza

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka shpërthyer në një ndërtesë në kampin e refugjatëve ”Jabaliya” në veri të Gazës, njoftuan autoritetet palestineze.

 

 

Ndërsa Ministria Shëndetësisë në Gaza publikoi një deklaratë në të cilën njoftoi për shpërthimin e zjarrit, Mbrojtja Civile tha se kanë gjetur trupat e pajetë të 21 personave, në mesin e të cilëve gjenden edhe gra dhe fëmijë.

Reklamë

 

 

Njoftohet se ekipet e mbrojtjes civile kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe kanë penguar përhapjen e tij në objekte të tjera.

 

 

Sipas vlerësimeve të para, zjarri është shkaktuar nga benzina e depozituar në pallat dhe hetimet për ngjarjen po vijojnë.

 

 

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha se ministrja Mai Al-Kaila ka dhënë udhëzime që të plagosurit, nëse është e nevojshme, të transferohen në spitalet e Bregut Perëndimor.

 

 

Ndërkohë, presidenti Mahmoud Abbas shpalli të premten ditë zie kombëtare pas katastrofës, sipas një deklarate me shkrim nga zëdhënësi i presidentit palestinez Nabil Abu Rudeineh.

 

 

Në deklaratë thuhet se Abbas e ka përshkruar incidentin si “katastrofë kombëtare” dhe ka udhëzuar autoritetet përkatëse që të ofrojnë të gjitha llojet e mundësive për familjet e viktimave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë