21 raste te reja me koronavirus jane konstatuar ne 24 oret e fundit, 13 prej te cilave ne qytetin e Shkodres.

Ministria e Shendetesise ka deklaruar se jane kryer 193 testime dhe mes personave te prekur nga COVID-19 kane rezultuar pozitive  nje personel mjekesor dhe 2 femije te cilet nuk kane shfaqur simptoma.

 ALBANA FICO

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.

Aktualisht ne terapi intensive ndodhen 14 paciente ne dy spitalet covid.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

Rritja e rasteve me koronavirus ka detyruar ministrine e shendetesise tu beje apel qytetareve te jene te kujdesshem e te mos abuzojne me lehtesirat e miratuara nga qeveria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale.

Sipas Ministrise se Shendetesise eshte e rendesishme te shmangen vizitat tek te afermit apo daljet nga shtepia pa nje arsye te rendesishme, per te beret e mundur nderprerjen e zinxhirit te infeksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *