Subscribe

SPAK ka paraqitur në gjykatë kërkesën për nisje të procesit për inceneratorin e Fierit.

 

Nën akuzë janë vendosur 21 persona, mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

 

Nën akuzë është dhe Klodian Zoto,i cili është në kërkim dhe Arenc Myrtezani, dy pronarët e kompanive “Integrated Technology Waste Treatment Energy”, dhe “Integrated Technology Services”.

 

Nga hetimet është zbuluar, se Klodian Zoto pas përfitimit të koncesionit të inceneratorit të Fierit ka kontraktuar për të kryer punimet kompaninë “Integrated Technology Services”. Por pavarësisht se detyrimet financiare janë paguar, punimet në të vërtetë nuk u kryen asnjëherë. Nga kjo skemë mashtrimi sipas SPAK, ka përfituar ish-ministri Lefter Koka i cili ka marrë afërsisht 146 milionë lekë.

 

Paratë, Koka i ka marrë në mënyrë të tërthortë duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrolluara prej familjarëve të tij por dhe nga ai vetë.

 

Ndërkohë ish-deputeti Alqi Bllako gjatë kohës që mbante detyrën e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit ka përfituar 14 milionë lekë duke favorizuar kompaninë e Klodian Zotos. Po ashtu, ai në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi manipuluan procedurat e shpronësimit të tokës ku do të ndërtohej impianti i trajtimit të mbetjeve në Fier, duke i shkaktuar një dëm pre 16 milionë lekësh buxhetit të shtetit.

 

Të gjithë të akuzuarit do të dalin para gjykatës së Posaçme ku dhe do të njihen me vendimin për këtë aferë korruptive. Ndërkohë e njëjta skemë mashtrimi është përdorur dhe me inceneratorin e Elbasanit, ku dhe aty SPAK ka mbyllur dosjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *