Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e organit të akuzës, ka reaguar familja e Hekuran Dedës, i mbetur i vrarë në protestën e 21-janarit të 2011. Në një intervistë për Vizion Plus, Zabit Deda, vëllai i Hekuranit hedh akuza ndaj Gjykatës se Larte dhe drejtësisë. Pavarësisht vendimi të kolegjit penal, Zabiti pohon se do ta kërkojë drejtësinë deri në Gjykatën e Stazburgut. Gjatë protestës së 21-janarit përveç Hekuran Dedes mbetën të vrarë edhe 3 protestues të tjerë Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Alkes Nika.