E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“21 Janari, prova e vërtetë e SPAK”, Leka: Nëse nuk e zgjidh, ka pushuar së funksionuari

Analisti Martin Leka ka deklaruar se 21 Janari është prova e vërtetë e SPAK.

Sipas tij, nëse nuk e zgjidh këtë çështje, atëherë ka pushuar së funksionuari.

Reklamë

Leka u shpreh se SPAK është në drejtimin e duhur, por në fund do të tregojë nëse është SPAK-u që kemi dashur apo një tentativë.

“21 Janari është prova e vërtetë e SPAK. Nëse SPAK nuk e zgjidh çështjen e 21 Janarit, atëherë ka pushuar së funksionuari dhe ka bërë atë që opozita e përmend gjithmonë,  nga SPAK në SKAP. Nuk ka rëndësi nëse do të dënohet apo jo njeri, por pas 15 vitesh duhet të gjykojë drejt dhe të mbyllë çështjen, duke dhënë edhe pafajësi për këdo që dyshohet. SPAK është në drejtimin e duhur, por në fund do të tregojë se është SPAK-u që kemi dashur apo një tentativë,” tha analisti Martin Leka.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë