Teksa këtë të enjte u mbushën dhjetë vjet nga 21 Janari, për Astrit Patozin kjo ngjarje përdoret për interesa politike.

 

Kryetari i Bindjes Demokratike tha gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se ata që shkaktuan këtë tragjedi duan që kjo datë të mos vijë fare.

 

“21 Janari është një njollë e zezë për historinë politike të Shqipërisë në 30 vitet e fundit. Kam përshtypjen që gjithçka për këtë ngjarje është thënë dhe nuk ka ngelur asgjë pa u përmendur.  Është edhe një pasqyrë e hipokrizisë politike të atyre që e shkaktuan, e shfrytëzuan dhe vazhdojnë e përdorin për interesat e tyre politike. Mendoj që ka disa personazhe, pikërisht ata që janë përgjegjësit për këtë ngjarje, sa herë që afrohet kjo datë, duan që 21 Janari të mos vijë fare, por kjo dëshirë e tyre nuk plotësohet sepse 21 Janari vjen dhe i gjen ata siç ishin. Ata janë personazhe që kanë bërë aleanca, pazare me njëri-tjetrin dhe nuk kanë më çfarë thonë. Por 21 Janari erdhi prapë dhe 25 prilli është afër. Edhe shpallja Dëshmorë të Atdheut duhet parë në këtë kontekst”, u shpreh Astrit Patozi për “Vizion Plus”.

 

Alkes Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, kryeministri Edi Rama i shpalli “Dëshmorë të Atdheut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *