Subscribe

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla e ka kaluar përgjegjësin per 21 janarin ne Gjykatën e Larte. I pyetur mbi hetimet për zbardhjen e vrasjes se katër protestuesve, shefi i organit qendror te akuzës ka deklaruar se Prokuroria e ka bere punën e saj. Llalla ka folur edhe per reformën ne drejtësi, duke nënvizuar se ajo është ende ne fazën e diskutimeve. I pranishëm në analizën vjetore të prokurorisë së Shkodrës, Prokurori i Përgjithshëm Llalla gjatë takimit me dyer të mbyllura deklaroi se kryesisht në zonat malore, mbetet problematike evidentimi i kultivuesve të lëndës narkotike. Ai kërkoi hetimin e zyrtareve lokale, te cilet bashkëpunojnë me kultivuesit e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *