E enjte, 15 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

21 Janari, Ibraj: Prokuroria e Posaçme ka për ta zbardhur si çështje! Çeno: Ti je më socialist se socialistët

Avokati Kujtim Ibraj tha se dështimi i zbardhjes së 21 Janarit nuk i përket një force politike, por organeve të drejtësisë.

Ai tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se ne kemi pasur një sistem të kalbur, por shtoi se ka besim se Prokuroria e Posaçme ka ende mundësi ta zbardhë këtë çështje.

Reklamë

Ai theksoi gjithashtu se ngjarjet e 21 Janarit nuk mund të cilësohen si protestë e dhunshme.

Ky qëndrim u kundërshtua në studio nga sekretari i marrëdhënieve me jashtë, Enri Çeno. Çeno ironizoi qëndrimet e Ibrajt, duke e akuzuar se po mbron linja politike të mazhorancës.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A ka ende shpresë?

Ibraj: Kanë dështuar organet e drejtësisë për këtë çështje. Nuk dështon një forcë politike në zbardhjen e një çështjeje, por organet e drejtësisë. A kishim ne sistem drejtësie që ta hetonte? Jo, nuk kishim, kishim sistem të kalbur. U desh që çështja të kalonte deri në Strasburg. Por, Prokuroria e Posaçme ka për ta zbardhur si çështje. 21 janari nuk hyn te protesta e dhunshme. Protesta e dhunshme është përdorimi i armëve.

Borakaj: Përdorimi i shkopinjve nuk quhet?

Çeno: Po futja e makinës?

Ibraj: Jo.

Çeno: Unë duhet të kisha një socialist përballë. Por ti je më socialist se socialistët. Ke që në fillim të emisionit që flet si sekretar i PS.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë