E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

203 mijë të vdekur në botë, mbi 54 mijë vetëm në SHBA

Numri i viktimave nga Covid 19 në mbarë botën ka shkuar në 203 mijë e 300. Të dhënat e fundit këtë të dielë konfirmojnë se shifra e të prekurve në glob nga covid 19 ka shkuar tashmë në 2 milionë e 924 mijë, ku shumica dërrmuese janë padiskutim në Europë dhe SHBA. Në Amerikë janë pikërisht 961 mijë persona të infektuar, nga të cilët pëtr fat të keq 54 mijë e 270 kanë humbur jetën.

Pastaj shifrën më të lartë të viktimave në Europë e ka Italia me 26 mijë e 384, Spanja me 22 mijë e 902, Franca me 22 mijë e 614 viktima dhe Anglia me 20 mijë e 319.

Gjermania ka bilancin më pozitiv ndër vendet e mëdha me 5900 viktima.

Vazhdo të lexosh

Reklamë