Vitin që vjen buxheti kap shifrën e 5.8 mld eurove, por pjesa më e madhe e tyre shkon për shpenzime të detyrueshme dhe ka pak fonde të lira për të hartuar politika të reja mbështetëse për qytetarin.

 

 

I këtij mendimi është Sherefedin Shehu, ish-zv/misnitër i Financave i cili thotë se me këto fonde nuk mbrohet as qytetari dhe as biznesi nga kriza e çmimeve.

 

 

“80% e fondeve shkon për shpenzime të detyrueshme, këtu kam parasysh, paga dhe pensione, financim i skemes së sigurimeve, pagesa për kontratat konçesionare, për shpenizmet e administratës apo uljen e borxhit publik. Pra me politikat e gabuara ndër vite ky buxhet është i marrë peng nga këto detyrime dhe ka pak hapësira për të miratuar politika të reja. Ne prisnim që me këto fonde të kishte fakte konkrete për të mbrojtur qytetarin dhe biznesin, por nuk ka. Pra ky nuk është një buxhet antikrizë-sqaroi  z.Shehu në emisionin  E–ZONE në Vizion Plus.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *