Subscribe

Shtrenjtimi i kostos së jetesës do të nxisë më shumë marrjen e huave për shpenzimet e domosdoshme të jetesës.

 

Brunilda Isaj, nga shoqata e mikrofincës tha në E-ZONE se vitin që lamë pas, kreditë konsumatore u morën jo për investimeve, por për shpenzime të domosdoshme, ndaj edhe në 2022, do të jetë e njëjta tendencë.

 

“Tendenca e kohëve të fundit, teksa inflacioni po njeh vetëm rritje, shpenzimet e familjeve shqiptare por edhe të biznesve të vogla do të vijojnë të njëjtin trend si në vitin që lamë pas, pra vetëm për ato nevoja imediate. Ne pamë që u morën hua për shpezimet mjekësore në 2021, por nuk munguan dhe ato kreditë e vogla për pagesat e përditshmërisë. Ndërsa huaja që do të kërkojnë individët do të jetë më e moderuar, pasi pasiguritë mbeten të larta- u shpreh Isaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *