2019 – TRONDITJA E MADHE

Ne 26 nëntor, në orën 3:55 minuta nje termet me magnitude 6,3 i shkalles Rihter, me thellësi 10 km dhe me epiqendër në Durrës tronditi Shqipërinë. Mijëra njerëz ne Tirane, Durrës, Lezhe, Laç u zgjuan nga gjumi e nxituan te dalin nga shtëpitë, dhe mes panikut te minutave te para, pakkush arriti te kuptoje përmasat e tragjedisë.
Ne 21 shtator Shqipëria ishte goditur nga nje termet me magnitude 5.8 I shkalles rihter me epiqendër 30 km larg Durrësit, por ai shkaktoi vetëm dëme ne banesa. Ndërkohë qe tërmeti i fundit qe kishte shkaktuar viktima ne Shqipëri kishte rene ne vitin 1979.
Breza te tere ishin rritur pa e njohur fuqinë shkatërrimtare te lëkundjeve te tokës, derisa erdhi 26 nëntori.
51 persona humben jetën si pasoje e këtij tërmeti.
Dy zonat qe u goditen me fort ishin Durrësi ku u nxorën pa jete nga gërmadhat 25 persona dhe Thumana ku u shënuan 24 viktima. Por humbje tragjike pati edhe ne Lezhe e Tirane.
Ne Thumane u shemben plotësisht 3 pallate te ndërtuara ne vitet 70; ne Durrës u shemb hoteli mira mare, 2 pallate dhe një vile 4-katëshe ne zonën e Kënetës.
Secila prej 51 jetëve te humbura u shoqërua me lot e dhimbje, por për disa familje fatkeqësia mori përmasa te padurueshme.
Tragjedia me e madhe ishte ajo e familjes Lala, ne zonën e Kënetës ne Durrës, 8 anëtare humben jetën ne gërmadhat e shtëpisë se tyre; familja Cara ne Thumane humbi 7 pjesëtarë, 4 anëtare te familjes Reçi nuk arritën te shpëtoheshin nga rrënojat.
Ekipe te specializuara nga Kosova, Serbia, Greqia, Italia e vende te tjera te BE kërkuan për 4 dite me radhe me shpresën për te gjetur te mbijetuar, dhe ne orën 10.50 minuta te datës 30 nëntor operacionet e shpëtimit zyrtarisht u mbyllen.
Me shume se 900 persona mbeten te plagosur si pasoje e lëkundjeve te forta e mijëra te tjerë te pastrehe. Ne 27 nëntor flamuri shqiptar u ul ne gjysme shtize dhe e gjithë Shqipëria mbajti zi për ata qe humben jetën si pasoje e lëkundjeve shkatërrimtare.
Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore ne 3 qarqe; Tirane, Durrës e Lezhe, fillimisht për 30 dite e me pas e shtyu vendimin deri ne fund te marsit te vitit 2020.
Një pjese e familjeve te mbetura pa strehe u vendosen ne hotele, një pjese ne shtëpi me qira e qindra te tjera neper çadra. U krijua një ministri e posaçme për rindërtimin e vendit ndërkohe qe buxheti për vitin 2020 u orientua drejt përballimit te pasojave te tërmetit.
Fatura është shume e madhe për t’u përballuar vetëm nga buxheti I shtetit shqiptar dhe Kryeministri Rama iu drejtua lindjes e perëndimit, botes islame e asaj te krishtere, me kërkesën për ndihme financiare për te rindërtuar shtëpitë e mijëra familjeve qe sot kane mbetur pa strehe.
Por tërmeti i 26 nëntori i hapi rruge një debati te ri, atij për sigurinë e banesave ku ne jetojmë.
Edi Rama: “Një debat qe unë e kam humbur 30 vjet rresht”
Për 30 vjet ndërtimi ka qene një zanat me te cilin merreshin te gjithë ne Shqipëri, ndërtonin ku te donin e si te donin, dikush bënte një shtese e dikush një ndërtesë te re; pa i shkuar mendja tek standardet anti-sizmike. E gjitha kjo pritet te ndryshoje; se paku është e sigurt se ligjet do te ndryshojnë e do bëhen me te ashpra duke nisur nga standardet e ndërtesave tek sigurimi i detyrueshëm i banesave.
Pasojat e tërmetit te 26 nëntorit tronditen aq fort vendin sa gjithçka tjetër doli ne plan te dyte; përfshi edhe krizën politike. Gjate ditëve te para te emergjencës Partia Demokratike la mënjanë akuzat dhe u përpoq te luante një rol konstruktiv, aq sa apelet e Lulzim Bashes ne disa raste u dëgjuan dhe u plotësuan nga rivali politik Edi Rama.
Por zgjatja e gjendjes se fatkeqësisë natyrore edhe për 3 muaj te tjerë, i hoqi çdo shprese opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Pasi kushtetuta ndalon qe gjate zbatimit te masave te jashtëzakonshme te zhvillohen zgjedhje siç kërkon partia demokratike, referendume siç kërkon kreu i shtetit Ilir Meta apo edhe te zgjidhet një president i ri siç ishte qëllimi i mazhorances e cila e shtyu shkarkimin e Ilir Metes pas 3 muajsh.
Te paktën deri ne 31 marsin e vitit 2020 asgjë nuk do te ndryshoje ne skenën politike; Partia Demokratike do te mbetet jashtë sistemit politik, Ilir Meta do te qëndrojë ne krye te shtetit dhe zgjedhje nuk mund te ketë: as parlamentare e as locale, per me teper nuk mund te kete as zgjedhje te pjesshme ne Durres e Vore ku kryetaret e bashkive jane shkarkuar.
Po a dinte Lulzim Basha ne 17 shkurt kur deklaroi djegien e mandateve se rruga qe zgjodhi do te ishte kaq e gjate?
Lulzim Basha “Kam vendosur djegien e mandateve”
Ky ishte vendimi me radikal i Lulzim Bashes ne 6 vjet si lideri i opozitës. Ideja nuk ishte e re, socialistet gjithashtu e kishin menduar ne vitin 2009 kur ishin ne opozite; ne partine demokratike Sali berisha, Jozefina Topalli, e shume figura te tjera qe synonin një aksion te ashpër e kishin kërkuar; por askush nuk kishte guxuar ta zbatonte.
Qe Lulzim Basha kishte zgjedhur një rruge ndryshe u be e qarte një dite me pare, kur opozita organizoi protestën me te dhunshme qe PD e drejtuar nga Basha kishte zhvilluar.
Si asnjëherë me pare ne 16 shkurt për 6 ore me radhe mbështetësit e opozitës thyen gardhin e policeve dhe sulmuan kryeministrinë me gurë, flakadanë e shishe me benzine ndërkohë qe forcat e rendit përdorën disa here gazin lotsjellës per te shpërndarë turmën e zemëruar.
Askush nuk guxoi ta kundërshtonte Lulzim Bashen për skenarin ekstrem te dorëzimit te mandateve e nxjerrjes jashtë sistemit politik te Partisë Demokratike. Brenda 3 ditëve, demokrate e aleate, te gjithë firmosen dorëzimin vullnetar te mandatit te deputetit.
E firmosi edhe Sali berisha i cili doli jashtë parlamentit për here te pare prej vitit 97. Edhe pse ishte politikani qe e mbështeti me fort nder vite idenë e djegies se mandateve ish kryeministri i kujtoi grupit parlamentar se ne histori vetëm një parti e kishte ndërmarrë një hap te tille. Por Edi Rama qe gjithashtu e njihte historinë, e paralajmëroi kundërshtarin e tij se mund te shkonte drejt fundit ti tij politik.
Edi Rama “Edhe ajo parti që e bëri atë në vitet ‘20 në Itali u shkri fare. Ashtu do shkrihen dhe ata.”
37 deputete te partisë demokratike, 17 deputete te Lëvizjes Socialiste për Integrim e 4 kryetare te partive te vogla hynë mesditën e 21 shkurtit për here te fundit ne ambientet e kryesisë se kuvendit për te dorëzuar dokumentin e lënies se mandatit.
Lulzim Basha: “Mbaroi”
Por ne fakt ky ishte vetëm fillimi i betejës se Lulzim Bashes. 3 deputete nuk iu binden vendimit te tij. Rudina Hajdari e Myslym Murrizi nga Partia Demokratike dhe Lefter Koka nga LSI refuzuan djegien e mandateve duke qëndruar ne parlament pavarësisht epiteteve qe iu vendosen.
Monika Kryemadhi “Kush dëshiron te përfundojë ne kazan te plehrave si ne Ukraine le ta provoje”
Kërcënimi i Kryemadhit nuk e ndihmoi aspak LSI-ne. 17 vendet e saj ne parlament u plotësuan nga persona te cilët ishin vendosur ne fund te listës me lehtësinë e bindjes se nuk do te bëhen kurrë deputete. Edhe 23 demokrate vendosen te mos i binden Lulzim Bashes dhe zunë vendet e lëna bosh ne parlament; duke çuar numrin e deputeteve ne 122.
Opozitaret e rinj treguan se si i ndërtojnë kryetaret listat e kandidateve për deputet, dhe per here te pare Edi Rama nuk kishte me vetem 79 mandatet qe i fitoi ne 2017, por gëzonte shumicën prej 84 votash për te ndryshuar ligjet e reformës ne drejtësi, kishte votat per te bere reformën zgjedhore por edhe 94 votat per te shkarkuar nje president. Dhe për një president si Ilir Meta, kjo situate nuk mund te pranohej lehte.
Ilir Meta “Sakrifikimi i jetës sime si ‘Salvator Allende’ për te ndaluar instalimin e një junte”
Por pakkush ia vuri veshin presidentit te republikës.
Lulzim Basha udhëhoqi opozitën ne 10 protesta te mëdha përpara kryeministrisë e dhjetëra te tjera para parlamentit ose duke bllokuar akset rrugore kombëtare.
Lulzim Basha: “Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran. Tik-tak, tik-tak, tik-tak”
Dhuna u be e zakonshme ne protestat e opozitës ndërsa shënoi kulmin ne 11 maj. Te gjitha ambasadat ne Tirane bene apel per proteste paqësore, e ne përfundim te tubimeve dënuan aktet e dhunës, duke përmendur emrin e Lulzim Bashes dhe Monika Kryemadhit.
Përfaqësitë diplomatike nuk e mbështetën asnjëherë djegien e mandateve. Kërkesa e Lulzim Bashes per largimin e Edi Rames nga posti i kryeministrit e zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme nëpërmjet një qeverie tranzitore hasi ne një mur te palëvizshëm, Shtetet e Bashkuara te Amerikës.
Emri i zëvendës ndihmësit amerikan te shtetit Mathew Palmer u be popullor ne Shqipëri. Zyrtari i larte paralajmëroi Lulzim Bashen dhe Monika Kryemadhin te mos digjnin mandatet se zgjedhjet e parakohshme nuk mund te fitoheshin nëpërmjet këtij skenari. Palmer vizitoi edhe Tiranën por jo për te negociuar, por për t’i thënë opozitës se kishte vetëm një rruge, futjen ne zgjedhje. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan u kujdes te theksonte disa here se shtetet e bashkuara mbështesnin qeverinë Rama.
Mathew Palmer “Nuk e shoh si përgjegjësi të qeverisë që të bindtë opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Është përgjegjësia e opozitës që ta bëjë këtë.”
Lulzim Basha nuk u tërhoq as përballë presionit amerikan. Ai po kalonte vijat e kuqe qe asnjë lider politik me herët nuk kishte guxuar ti shkelte.
Lulzim Basha “”Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë! 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues. Grushti i shtetit do të ndalet!”
Partia demokratike nuk u regjistrua ne zgjedhje duke marre me vete edhe aleatet e saj. Por 36 parti te tjera vendosen te garojnë ne 30 qershor, mes tyre partia Bindja Demokratike e krijuar nga ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi. Dukej pothuaj e pamundur qe Edi Rama ti shkonte deri ne fund një procesi ku nuk behej fjale për te fituar ne një gare por për te marre drejtimin e 61 bashkive te vendit.
Ne 31 prej tyre ishte regjistruar vetëm kandidati i socialisteve, e ne 30 te tjera, rivali përballë nuk kishte asnjë mundësi te bënte gare dinjitoze e jo me te fitonte.
Edi Rama “Kjo që nisim sot nuk është një fushatë zgjedhjesh pa kundërshtarë, por një betejë e madhe historike me kundërshtarët e zgjedhjeve. “
Kur Edi Rama foli për kundërshtarët e zgjedhjeve, llogariste mes tyre edhe presidentin e Republikës Ilir Meta, te cilin jo rrallëherë e kishte akuzuar se mbronte interesat e opozitës. Por është vështirë te thuash nese Edi Rama e kishte menduar se politikani i cili u be president me votën e tij do te shkonte aq larg sa te anulonte datën e zgjedhjeve
Ilir Meta: “Firma mbi dekret”
Ashtu si Ilir Meta vendosi precedentin e anulimit te zgjedhjeve, Edi Rama hodhi per here te pare hapin per te shkarkuar kryetarin e shtetit. Kryeministra para tij do te kishin dashur ti shkarkonin presidentet nga detyra, por askush nuk e kishte luksin e 94 votave te cilin Rama e gëzonte fale opozitës se re
Edi Rama: Nje kryetar shteti qe parafytyron veten si Vojo Kush me kravate mbi çatinë e ambasadës se BE ku vendos gjoksin e tij prej mic sokoli me kostum banjoje.”
Por edhe pse komisioni qendror I zgjedhjeve dhe parlamenti e injoruan dekretin e anulimit te zgjedhjeve; prej 10 qershorit opozita kishte edhe nje argument me shume për te kundërshtuar mbajtjen e procesit elektoral. Bashkitë e drejtuara nga opozita i kërkuan komisionit qendror te zgjedhjeve lirimin e ambienteve te qendrave te votimit e numërimit duke përdorur si argument vendimin e presidentit. Ambientet e komisioneve zonale ku ndodheshin fletët e votimit u sulmuan e rasti me i rende u shënua ne shkollën Shejnaze Juka ne Shkodër te cilës iu vu zjarri.
Lulzim Basha: “Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen.”
Me një lëvizje te fundit, 3 dite para zgjedhjeve ilir meta dekretoi një date te re, 13 tetorin. Një dekret i cili pati një efekt; reagimin e shteteve te bashkuara se zgjedhjet duhet te mbahen ne 30 qershor. Presioni amerikan ndaj opozitës beri qe dita e votimeve te ishte e qete.
Lulzim basha: “Për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë. Unë ju bëj thirrje të mos shkoni të votoni, të bojkotoni!”
Ne 30 qershor u mbajtën zgjedhjet dhe për here te pare partia demokratike nuk ishte pjese e garës. Procesi ishte i qete por pjesëmarrja ishte e ulet, 22.9% me pak se gjysma e atyre qe kishin dale ne votime ne lokalet e 2015-ës kur pjesëmarrja kishte arritur shifrën e 47.8%. Partia socialiste siç pritej mori drejtimin e 60 bashkive dhe vetëm një e mori Partia Minoriteti Grek për te Ardhmen.
Njeri pas tjetrit kryetaret e rinj te bashkive hynë ne zyrat e tyre, e te djathtët u larguan qetësisht pavarësisht paralajmërimeve e thirrjeve se 13 tetori ishte e vetmja date e ligjshme zgjedhjesh.
Opozita nuk ia doli te ndale zgjedhjet lokale e as te rrezoje qeverinë Rama, edhe pse ne ndihme i erdhën përgjimet e publikuara ne gazetën gjermane Bild. Përgjimet ishin pjese e dosjes se zgjedhjeve ne Durrës e Dibër dhe protagoniste ishin figura te njohura te Partisë Socialiste si Vangjush Dako e Damian Gjiknuri dhe treguan një pjese te panjohur te zgjedhjeve ne Shqipëri.
Damian Gjiknuri: “Termet, termet.”
Hetimi i dosjeve për zgjedhjet u vendos nga Berlini kusht për çeljen e kapitujve te negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian, dhe me ngritjen e SPAK, ka më shumë shpresë se peshqit e mëdhenj do të bien më në fund në rrjetën e drejtësisë së re.
Por nuk ishte ky kusht dhe as kushte te tjera qe nuk lejuan Shqipërinë te çele bisedimet.
Presidenti i Francës Emanuel Macron këmbënguli për hartimin e nje strategjie te re zgjerimi duke lënë kështu pezull vendimin për ne dhe Maqedoninë e veriut.
Por nëse Shqipëria nuk i hapi dot negociatat me Bashkimin Europian; ne 6 dhjetor ne Bratislave iu besua për here te pare kryesimi i një organizate te rëndësishme si OSBE. Përgjatë vitit 2020 Shqipëria do te kryesoje organizatën me 57 vende anëtare dhe me më shumë se 1 miliardë njerëz, qe shtrihet nga Vankuveri në Vladivostok, duke shënuar një nga momentet me te rëndësishme për vendin tone.




