E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

2019, rriten ndjeshëm vrasjet

Statistikat e ngjarjeve të rënda kriminale gjatë 4 muajve të parë të 2019-ës flasin për një rritje të ndjeshme të vrasjeve.

 

Vetëm për periudhën janar – prill në vend janë regjistruar 24 vrasje , ( futet tabela ) pothuajse sa gjysma e numrit total të vrasjeve në vitet 2017 dhe 2018, ku respektivisht u regjistruan 50 dhe 51 ngjarje kriminale.

 

Reklamë

Me këto ritme numri i vrasjeve në fund të 2019-ës duket se do të tejkalojë ato të viteve të fundit ndërsa numri i viktimave gjatë 4 muajve të këtij viti është 28, pasi janë regjistruar disa ekzekutime të dyfishta.

 

Po gjatë periudhës janar – prill konstatohet edhe një trend në rritje i krimeve në rrethana familjare , me 9 vrasje dhe 12 viktima, 9 prej të cilave femra.

 

Megjithëse policia ka zbardhur disa prej ngjarjeve dhe për disa të tjera ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar , për disa prej vrasjeve më të rënda si ajo e avokatit Ravik Gurra në Elbasan, hetimet vijojnë të jenë në udhëkryq.

 

E pazbardhur vijon të jetë edhe vrasja e dyfishtë në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë më 17 shkurt, ndërsa shënjestra e sulmit i mbijetoi atentatit duke i shpëtuar breshërisë së plumbave.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë