Subscribe

Partia Demokratike në daljen e parë për mediat për këtë vit, akuzon drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme për tradhëti ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Ekelejd Alibeaj, foli për një bilanc dramatik, duke iu referuar vrasjeve dhe aksidenteve me pasojë jetën, të ditëve të para të vitit.
“Duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, i bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të marrin menjëherë masat për t’ju dhënë mbrojtjen e duhur viktimave të dhunës në familje, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritur forcën parandaluese përmës shërbimeve të informacionit. Partia Demokratike inkurajon punonjësit e Policisë të cilët ndonëse ndihen të tradhtuar nga drejtuesi më i larti i tyre, Ministri i Brendshëm i skeduar nga të gjithë shërbimet e vendeve partnere si bashkëpunëtor i trafikantëve, të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre në shërbim të qytetarëve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë.”
Për partinë më të madhe opozitare, këto ngjarje dëshmojnë përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *