Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër shërbimit ushtarak

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran

Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit për paqe

Arrinte vlerën e 800 milionë eurove, publikohen pamjet e...

Kryeministri britanik, Keir Starmer nën presion pas humbjeve të...

Nis qeverisja e Magyar në Hungari, betohet qeveria dhe...

Në kërkim prej 3 vitesh për përfshirje në vrasje,...

“Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin shqiptar”, Rama...

Sekuestrohet në Greqi një anije misterioze me dronë dhe...

“I plagosur, por vendimtar”, CIA: Khamenei udhëheq negociatat e...

2009-2020/ Berati e Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve

25 Tetor 09:01

Gjatë 10 viteve të fundit, Berati është qyteti me ritmet më të larta të rritjes së shpenzimeve për konsum të familjeve, ndërsa nga ana tjetër, Gjirokastra është i vetmi qark ku shpenzimet e familjeve paraqiten me ulje -4% në raport me vitin 2009. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT në seritë kohore që dolën nga anketat e buxhetit të familjeve.

Për shkak të bazës së ulët të shpenzimeve mujore, familjet në Berat shpenzuan në vitin 2020 mbi 43% më shumë se në vitin 2009. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në këtë qark, në vitin 2020, një familje shpenzonte mesatarisht 76,248 lekë nga rreth 53,114 lekë në vitin 2009.

Ndërsa Gjirokastra ishte qarku i vetëm në të cilin shpenzimet e familjeve shënuan rënie. Në vitin 2020, një familje në Gjirokastër shpenzoi mesatarisht 72,923 lekë në muaj, nga 79,494 lekë në muaj në vitin 2009.

Sipas INSTAT, në vitin 20019, Gjirokastra ishte prefektura me nivelin më të lartë të shpenzimeve mujore të familjeve në rang vendi. Pas Gjirokastrës, shpenzimet më të larta i kishin familjet në Qarkun e Fierit me 76,242 lekë dhe në vend të tretë renditej Kkryeqyteti me 71,668 lekë në muaj.

Zhvillimet ekonomike dhe demografikë të viteve të fundit i kanë përqendruar burimet njerëzore dhe ato ekonomike në Tiranë. Kryeqyteti ka njohur ritme të larta të rritjes së shpenzimeve për familje në 10 vitet e fundit, teksa në vitin 2020 u rendit si qarku me nivelin më të lartë të shpenzimeve për frymë me 98,737 lekë në muaj.

Tirana ishte i vetmi qark me nivelin e shpenzimeve mbi mesataren kombëtare.

Në vitin 2020 janë së paku 7 qarqe që i kanë shpenzimet për familje më të larta se Gjirokastra. Ekonomia e rajonit të Gjirokastrës dominohet nga bujqësia (29.6% më 2020) tregtia dhe shërbimet (22.8%), aktivitetet e administratës publike (18.5%) pothuajse e pandryshuar gjatë 6 viteve të fundit, por ndërkohë popullsia e qarkut është plakur me shpejtësi.

Gjirokastra ka popullsinë më të plakur në vend, faktor ky që ndikon edhe shportën e shpenzimeve. Një popullsi më e plakur nuk shpenzon për argëtim dhe arsim, por gjithashtu ka një buxhet të kufizuar që buron më së shumti nga pensionet.

Zhvillimet në sjelljen e shpenzimeve konsumatore janë një sinjal për trendet e ardhshme të konsumit që burojnë nga plakja e popullsisë.

Gjatë 10 viteve të fundit ritmet më të larta të shpenzimeve të familjeve ishin të pranishme në qarqet e Beratit me rritje 43.6%, Tiranës me (37.7 %), Durrësit 37.3%, Korçës me 29.7%, ndërsa në anën tjetër, ritmet më të ulëta të rritjes/rënie ishin në Gjirokastër (-4.4%), Fier (4.7%), Lezhë (11.9%), Vlorë dhe Shkodër me nga 15% secila./Monitor/

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
Berati Familjare INSTAT Tirana

Nga e njëjta kategori

Koncerti që i kushtohet kompozitorit Morricone mbahet në Tiranë, Rama: Bashkëpunim historik me qeverinë italiane

më shumë...

“Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me të zeza, djalin e kam autik

më shumë...

Të rinjtë, drejt arsimit profesional, ndërthurje mes teorisë dhe praktikës në biznese

më shumë...

Vlora çel sezonin turistik, aktivitete përgjatë dy ditëve në qytetin bregdetar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër...

10:31

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran

10:01

Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit...

9:44

Koncerti që i kushtohet kompozitorit Morricone mbahet...

9:23

Arrinte vlerën e 800 milionë eurove, publikohen...

8:54

6 ushqimet që nuk duhen ruajtur kurrë...

8:43

Kryeministri britanik, Keir Starmer nën presion pas...

8:00

Nis qeverisja e Magyar në Hungari, betohet...

7:38

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të...

7:13

Në kërkim prej 3 vitesh për përfshirje...

6:35

“Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin...

6:08

Sekuestrohet në Greqi një anije misterioze me...

5:40

“I plagosur, por vendimtar”, CIA: Khamenei udhëheq...

5:35

“Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën...

4:50

“Osmani kandidate për presidente”, LDK: Abdixhiku nominohet...

4:42

Të rinjtë, drejt arsimit profesional, ndërthurje mes...

4:37

Vlora çel sezonin turistik, aktivitete përgjatë dy...

4:30

Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta...

4:22

Marta Kos vizitë zyrtare në Kosovë, zbulohet...

4:13

Aksion blic në burgun e Fierit, Vlorës...

Më të klikuarat

  • Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gaz...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.