E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

2000 familje do të përfitojnë panele diellore, a e dini sa kurseni nga fatura mujore?

Nga data 24 shkurt çdokush mund të aplikojë pranë agjencisë së eficencës së enegjisë për të përfituar nga programi i subvencionimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Thirrja e dytë e këtij programi ka të njëjtën qasje si thirrja e parë, kush aplikon i pari do të shërbehet i pari.

Ani Hasa, drejtor i agjencisë së eficencës së energjisë gjatë një interviste në emisionin E-ZONE tha se interesi mbi këtë program është edhe më i madh se mundësitë.

Reklamë

“Vetëm në ditët e para të publikimit të kësaj thirrjeje kemi mbi 300 e-maile individësh që kërkojnë informacion. Dua të theksoj që ky është një program që nxit familjet të instalojnë panele diellore vetëm për ngrohjen e ujit, pra nuk janë panele fotovoltatike që prodhojnë energji. Përfitues do të jenë 2000 familje”, tha Ani Hasa.

Por cilat do të jenë kriteret që duhet të plotësojnë aplikantet?

“Aplikimi do të bëhet vetëm on line. Si dhe në thirrjen e parë, kusht është që familja të mos ketë debi, të ketë një certifikatë pronësie, të mos ketë konsum mujor nën 400 kw. Synimi ynë është që të reduktojmë kostot mujore të energjisë. Me instalimin e një paneli të tillë studimet kanë treguar se kursehet nga 15-25 % e kostove mujore të energjisë. Ky kursim energjie përkthehet në më shumë para në xhepat e familjeve”, tha Hasa.

Për shkak të interesit të lartë, një ditë para hapjes së aplikimit do të zyrtarizohen kushtet dhe kriteret. Thirrja do të jetë e hapur në varësi të plotësimit të numrit të aplikimeve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë