Subscribe

Kjo është pamja që të ofron sot lagjja në kopshtin zoologjik. Teksa inspektoi përfundimin e punimeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se paralel me shtrimin e rrugëve dhe trotuareve, kësaj zone do t’i plotësohet ndriçimi dhe sinjalistika.

 

“Jam shumë i kënaqur sepse vetëm para pak javësh, në fillim të vjeshtës, ishim këtu dhe e gjithë zona e Kopshtit Zoologjik në fakt nuk merrej vesh nëse jetohej më mirë brenda Kopshtit Zoologjik apo jashtë Kopshtit Zoologjik. E them këtë pa humor, sepse situata i ngjante realisht një prej atyre episodeve ‘vende dhe popuj’, ku të mbysnin balta, dheu, zhuli dhe pluhuri. Sot është një gjendje krejt tjetër, ndaj edhe dua t’i falenderoj kolegët, që kanë bërë një punë fantastike për pak javë. Një punë e bërë në kohë rekord, por gjithashtu edhe në mënyrë cilësore”.

 

Veliaj tha se plani i bashkisë është ti dhurojë kryeqytetit 200 rrugë të rikonstruktuara dhe të reja në vit.

 

 “Kjo është pjesë e projektit për të rehabilituar 200 rrugë, pra është një buqetë rrugësh që po rehabilitohet në të gjithë Tiranën. Do ta vazhdojmë edhe për të kapur lagjen e fundit të Kopshtit Zoologjik, që është shumë afër majës së kodrës dhe për t’u siguruar që, ndodhi-ç’ndodhi me ish-komunën Farkë, Bashkia e re e Tiranës, që ka edhe Farkën brenda, të mos bëjë diferencime. Po punojmë nga ekstremi i Liqenit të Farkës e deri në ekstremin tjetër, që është në fakt kufiri mes Farkës dhe Selitës, edhe Kombinatit”.

 

Trotuaret janë të pajisur me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori, e shoqëruar me sinjalistikën përkatëse vertikale dhe horizontale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *