Aktivistët në shërbim të komunitetit romë dhe egjiptian në Berat prej disa javësh kanë ndërmarrë nismën për firmosjen e një peticioni drejtuar  kryeministrit Rama dhe ministres së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu.

Në përmbajtje të peticionit kërkohet të miratohet VKM-ja në zbatimin të  nenit 95 të ligjit nr 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

Ligji parashikon rimbursim të faturës së energjisë elektrike për familjet në nevojë dhe mosmiratimi i një VKM-je e ka bërë atë jofunksional.

Banorët e lagjes Uznovë që firmosën këtë peticionin shprehen se moszbatimi I këtij ligji u ka sjell probleme, pasi e kanë të pamundur të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Ata shprehen se zbatimi I ligjit do të ishte një ndihmes mjaft e madhe për ta pasi nuk kanë asnjë të ardhur në familje përvec një pensioni invaliditeti, sic shprehet Viktor Kanaci njëri prej këtyre banorëve.

Sipas aktivistit në shërbim të komunitetit romë dhe egjiptian në Berat, Besmir Dalipi janë rreth 200 familje të cilat kanë firmosur këtë peticion dhe nëpërmjet tij ata ata synojnë të vënë në lëvizje institucionet për të miratuar VKM-në përkatëse në mënyrë që familjet në nevojë të përfitojnë  Kiloëat orë  falas në faturën e energjisë elektrike.

Ai thekson se nëse ky problem nuk merr zgjedhje ata do të ngrihen në protesta.

Peticioni I cili  është shtrirë në disa  qytete të vendit dhe do të dorëzohet në Kryeministri ditën e hënë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *