Shtetet e Bashkuara të Amerikes përkujnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11Shtatorit.
Të martën me 11 shtator të vitit 2001, fluturimi “Amerikan Airlines” u nis drejt Los Angeles me 76 pasagjerë në bord, dhe goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në orën 8:46 të mëngjesit. Një tjetër avion goditi kullën jugore në orën 9:03.
Janë pikërisht këto pamje të cilat do të mbeten gjithnje ne kujtesen e amerikane por edhe te mbarë botës. 2.977 njerëz humbën jetën dhe 25 mijë të tjerë mbetën të lënduar.
Goditjet e 11 shtatorit ishin një seri e katër sulmeve terroriste të koordinuara nga Al-Kaeda. Dy goditën Kullat Binjake në Nju Jork.
Një avion tjetër u përplas në periferi të Uashingtonit dhe avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët kishin arritur që të përlesheshin me terroristet që gjendeshin në bord.
Përkujtimi i i viktimave këtë vit vjen në një kohë të vështirë për presidentin amerikan, Joe Biden, i cili po përballet me kritika të ashpra, pasi tërhoqi trupat nga Afganistani dhe i dha fund prezencës ushtarake.
Talebanët, morën kontrollin e afganistanit në më pak se 10 ditë, ndërsa frika për sulme te tjera terroriste eshte prezente.