E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Al Shabab, tjetër sulm në Somali

Grupi terrorist Al Shabab qëndron pas sulmit terrorist ne nje restorant buze detin ne kryeqytetin somalez Mogadishu. Persona te armatosur hapen zjarr ndaj personave qe darkonin ne restorant, ndërsa dy autobomba shpërthyen pranë tij. Te paktën 20 persona gjeten vdekjen dhe 20 te tjerë u plagosen. Forcat vendase te sigurisë ndërhynë dhe arritën te shpëtonin disa prej klientëve qe kishin mbetur te bllokuar ne restorant. Ata morën kontrollin e hotelit pas disa orësh shkëmbimi zjarri me agresoret, qe mbeten te vrare. Grupi Al Shabab i ka intensifikuar se fundi sulmet ne Somali. Javën e kaluar, militantet sulmuan nje baze ushtarake te unionit afrikan, ku mbeten te vrare dhjetëra ushtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë