Subscribe

Shume banore te zonave te shkatërruara nga tërmeti ne Itali ishin me fat, qe arritën te dilnin te gjalle nga shtëpitë e tyre. Disa prej te mbijetuarve rrëfyen momentet e tmerrit gjate lëkundjeve dhe me pas, kur konstatuan se kishin mbetur pa nje strehe mbi koke.

U zgjova nga lëkundjet e tërmetit dhe nxitova te dilja jashtë. Vura re se pallatet përballe shtëpisë time ishin shkatërruar krejt. Gjithçka përreth dukej e shkatërruar.

Shtepia ime ndodhej tre shtëpi larg këtyre qe nuk ekzistojnë me. Kam shpëtuar dhe prej disa orësh po qëndroj ketu. Kam humbur gjithçka, por une shpëtova, pasi shume te tjere mbeten brenda.

Mora gruan dhe dola jashtë. Pashe qiellin, nuk kishte me çati. Arritëm te dilnim nga rrënojat dhe ecëm drejt sheshit. Lekundjet ishin shume te forta. Me pas mbërritën forcat e ndihmës se shpejte, qe arritën te shpëtonin edhe qenin tone.

20 sekondat qe zgjati lëkundja me e forte, janë fokusuar nga kamerat e banoreve ne shtëpitë e tyre. Disa pamje te tjera janë fiksuar nga kamerat e sigurisë neper supermarkete. Disa prej personave ne zonat e prekura, treguan se dridhjet e tokës ishin aq te forta sa shtretërit ku flinin, ishin zhvendosur disa metra ne dhomat e gjumit. Te shumte ishin ata qe nxituan menjëherë jashtë ndërtesave, per t’i shpëtuar tmerrit te përjetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *