Subscribe

Bota po përballet më krizën më të madhe humanitare që prej 1945. Paralajmërimi vjen nga shefi i organizatës per çështje humanitare ne OKB, Stefen O’Brajen, i cili thotë se 20 milionë persona përballen me kërcënimin e urisë kryesisht ne kater shtete, Jemen, Somali, Sudani Jugor dhe Nigeri.

 

Edhe UNICEF më herët kishte paralajmëruar se vetëm brenda këtij viti, 1.4 milionë fëmijë mund të vdesin nga uria. Sipas zyrtarit te OKB-se deri ne muajin korrik nevojiten 4.4 miliardë dollarë per te shmangur katastrofën. Ai ka raportuar ne nje seance te posaçme te Këshillit te Sigurimit. Komentet e tij qëndrojnë në të njëjtën linjë me ato të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Zyrtari i larte i OKB-se zbuloi se organizata ka marrë vetëm 90 milionë dollarë deri më tani për 2017, pavarësisht premtimeve bujare nga donatoret. Guterres nxiti më shumë mbështetje financiare për të katër vendet e rrezikuara, të cilat janë në nevojë urgjente për ndihmë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *