Një 21 vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi tentoi të korruptonte me 20 euro punonjësin e kufirit të Kakavijës.

 

I riu kishte qëllim kalimin pa kontroll në Greqi pasi ishte kthyer prej andej kohë më parë si person i padëshiruar.

 

Policia

Kakavije

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, procedohet penalisht 21-vjeçari.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, është paraqitur shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kryerjes së procedurave për verifikim në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte kthyer INAD (person i padëshiruar) nga pala greke, në datën 17.07.2022.

Për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, shtetasi A. T. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke vendosur në brendësi të pasaportës një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri i RSH-së.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 21-vjecarin A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.