E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

20 ditë kërkime për 30 vjeçarin, Forcat e Sigurisë së Kosovës i bashkohen operacionit në lumin Mat

Forcat shqiptare dhe ato të Kosovës kanë rinisur kërkimet nga vendi i aksidentit ku automjeti me të cilin udhëtonin Andi Losha e Jurgen Karaj përfundoi në zallin e fshatit Dars.

Vëllai i Jurgen Karajt, Endrin Karaj falenderoi të gjithë ata që janë angazhuar për gjetjen e vëllait të tij.

Reklamë

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 Janar, kur 24 vjeçari Andi Losha e 30 vjeçari Jurgen Karaj po ktheheshin nga Klosi në shtëpinë e tyre në fshatin Fullqet.

Automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Halilit”. 24 vjeçari arriti të dilte i gjallë, ndërsa 30 vjeçari dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e fortë e ujit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë