Avokati i Fredi Belerit ka deklaruar se prokuroria ra në presionin e policisë dhe politikës me vendimin që dha për klientin e tij.

“Kryetari i seancës e ndërpreu diskutimin e zotit Beleri, teksa ka transmetuar tensionin që kishte jashtë këtij procesi. Tensioni i tij nuk na la të dyshojmë se Beleri do të dënohej. E padëgjuar ndonjëherë, ai ia ndërpreu fjalën zotit Beleri, të pandehurit pra.

Lexo edhe :

Related Posts

Është e padëgjuar. Është dhe një vendim politik. Siç e porositi kryeministri, ashtu mori vendim edhe gjykata. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë, aktet proceduriale janë të gjitha të falsifikuara. Është ndjekur 4 ditë nga policia i dyshuari pa vendim Prokurorie, që është skandal. Prokuroria këtë qëllim kishte, ra nën presionin e policisë”, tha avokati i Belerit në një prononcim për mediat.

Fredi Beleri u shpall fajtor për akuzën e blerjes së votave.

GJKKO ka dënuar me një vite e gjysmë burg Pandeli Kokaveshin, e cila ështënkonvertuar në tr evite shërbim prove.

Fredi Beleri, kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë nën logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, akuzohet për blerje votash.

Ai u vu në pranga 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Mbi të rëndon vepra penale e“Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e25 të Kodit Penal.

Megjithatë, ai e ka konsideruar arrestimin e tij si politik, duke mohuar në mënyrë kategorike akuzat ndaj tij./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *