E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

2 viktima dhe mbi 150 raste të reja me COVID këtë të premte në vend

2 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë regjitruar 152 raste të reja me COVID, nga 864 testime të kryera. Nuk e fitoi dot betejën me virusin një 61-vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu, këtë të premte janë shëruar edhe 110 qytetarë, duke e çuar numrin e pacientëve të shëruar në 4096, që nga fillimi i epidemisë.

“Sqarojmë se në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP.Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Reklamë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1947

Durrës                  489

Shkodër                302

Fier                         177

Lezhë                    157

Korçë                    165

Vlorë                     146

Kukës                    123

Elbasan                118

Berat                     70

Gjirokastër         45

Dibër                     44

Vazhdo të lexosh

Reklamë