Subscribe

Dy pacientë të tjerë me koronavirus ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa u regjistruan 72 të infektuar të rinj.

Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të cilët ishin me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Në spitalin infektiv po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

“Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.”

Aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të respektohen masat, pasi shkelja e rregullave nga kushdo do të “konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     371

Durrës     181

Shkodër     162

Vlorë     103

Fier         48

Lezhë     33

Korçë     26

Kukës     15

Elbasan     12

Gjirokastër 7

Berat      5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *