Subscribe

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 2 viktima dhe 119 raste të reja, nga 501 testime të kryera për COVID. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87-vjeçare nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se këtë të hënë janë shëruar edhe 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

“Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.”

Në total, që prej fillimit të pandemisë, kanë humbur jetën 230 persona, ndërsa 7499 janë infektuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1854

Durrës                  433

Shkodër                       290

Fier                                150

Lezhë                    134

Korçë                    132

Vlorë                     127

Kukës                    107

Elbasan                  101

Berat                     57

Gjirokastër         34

Dibër                     34

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *