E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

2 racione peshk dhe makarona për 430 euro, tërbohen turistët

Dy turistë kanë hedhur një fature ne facebook ku tregohet se për 2 pjata makarona dhe dy racione me peshk kanë paguar plot 430 euro në Romë.

Postimi është bërë menjehere viral në të gjitha mediat italiane duke shkaktuar një debat të mëdha në lidhje me cmimet e restoranteve në zonat turistike sidomos në vendin fqinjë.

Turistet japoneze kanë mbetur të befasuar jo vetëm nga cmimet e kripura por në mënyrë të vecante sipas tyre edhe nga rrëngjet që perdoreshin në mënunë e lokalit ku sipas tyre nuk saktësohej sesa gramë ishte sasia e peshkut që porositej.

Në fund fatura që ata duhej të paguanin në restorantin që ndodhet ne qëndren historike Castel Sant Angelo, ishte plot 429 euro, nga të cilat 349 euro cmimi I ushqimit dhe plot 80 euro bakshish i detyruar për kamarieret.

Reklamë

Restoranti reagoi shpejt duke deklaruar se menuja e tyre ishte e qartë si kristali dhe cdokush e ka të qartë se cfarë po porositet, aq më teper kur bëhet fjalë për peshk të fresket, shkruhet në reagim. Po ashtu sqarohet se edhe bakshishi ndaj kamariereve nuk ishte I detyrueshëm ndonëse në fature është vendosur.

Megjithatë autoritetet italiane thonë se do të nisin kontrollet sa I takon abuzimeve me cmimet ne restorantet e zonave të frekuentuara nga turistet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë