E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

2 mijë qytetarë nisen nga Kukësi në Tiranë/ Kreu i degës: Do japim kontributin për demokracinë dhe pluralizmin

Rreth 2000 qytetarë priten të vijnë këtë të shtunë në Tiranë nga Kukësi për protestën e thirrur nga opozita.

 

Reklamë

Kreu i PD në Kukës, Admir Sinamati tha se Kukësi, si një bastion i përhershëm i palëkundëshëm i PD do i bashkohet kësaj proteste për t’i dhënë mbështetjen PD-së për demokracinë dhe pluralizimin.

 

Qytetarët kuksianë dhe mbështetësit e PD janë nisur me autobuzë dhe me makina personale drejt Tiranës.

 

Opozita do të zhvillojë sot një protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë në orën 12:00, ku ka ftuar pa dallim, jo vetëm mbështetësit e saj, por qytetarët pa dallim që janë të goditur nga kriza ekonomike dhe korrupsioni i qeverisë Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë