Subscribe

Teksa jemi rreth 2 javë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore në Shqipëri, OSBE/ ODIHR ka bërë publik një raport të ndërmjetëm.

 

Në raport thuhet se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë nëpërmjet kryetarëve të partive të madhe.

 

Po ashtu, theksohet se fushata deri më tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka qenë e moderuar.

 

Sipas raportit fushata deri më tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka qenë e moderuar, duke shtuar se MVZ-ja  e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie.

 

Në lidhje me financimet e partive, në raport shkruhet se garuesit mund të financojnë fushatën e tyre me fonde publike dhe private, ndërsa ligji parashikon kufizime.

 

Pjesë nga raporti:

 

MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie.

 

Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore.

 

Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik.

 

Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *