E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

2.5 ton hashash drejt Turqisë/ “Shqiptarët e shkëmbyen me 150 kg heroinë”

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i policisë greke i disa ditëve më parë, ku u gjetën në një shpellë 1.7  ton kanabis.

 

Reklamë

Sipas mediave greke dy gomonet e kapura ishin ngarkuar në Vlorë me 2.5 ton marijuanë dhe si destinacion kishin Aivalin në Turqi. Arsyeja se përse zgjidhej Turqia lidhet me tregun fitimprurës pasi një kg atje shitej nga 3deri në 4 mijë euro, ndërsa në Greqi vetëm 1 mijë euro.

 

Burimet e policise I pohuan mediave se droga do të shkëmbehej me 150 kg heroine. Por gjatë ndjekjes, trafikantët arritën që një sasi prej 1.3 ton ta linin në brigjet turke ndërsa 1.2 ton të tjera u kapën nga policia greke.

Gjatë operacionit, mësohet se trafikantët e shtirur si “klandestinë” kanë hedhur heroinën në det.

 

Operacioni i policisë greke zgjati 5 ditë. Gjithçka nisi në datën 25 shtator kur u pikas një gomone me drogë në brigjet e Turqisë. Për kapjen e saj, u angazhuan 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje, në fund të së cilit u arrestuar 3 persona.

Më shumë video

Reklamë