E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

196 automjete të reja për policinë/ Makinat “Ford” do të ndihmojnë në luftën kundër krimit

196 automjete te reja do t’i shtohen flotës së Policisë së Shtetit. Në një projekt të përbashkët të qeverisë dhe bashkimit europian prej 8.1 milionë eurosh, Policia është pajisur me makina të reja, nga të cilat 49 janë xhipa dhe 96 mikrobuze me fletë çeliku.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se uniformave blu do tiu shtohen kapacitete teknologjike dixhitale si dhe drone të fjalës së fundit.

EDI RAMA

KRYEMINISTER

“Ky kontribut i përbashkët financiar ku padiskutim kontributi i BE është një pjesë e konsiderueshme përveç kontributit të qeverisë. Flota motorike e policisë së shtetit ishte qesharake. Sot ne i japim punonjësve të policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale operacioneve. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje me rritjen e kapaciteteve teknologjike, dixhitale, me futjen e mjeteve të sofistikuara dhe me dronat e fjalës së fundit”

Amasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri tha se ky kontribut do të shërbeje për të ndihmuar punën e organeve te policisë.

LUIGI SORECA

AMBASADORI I BE

Kjo ndihme është për të garantuar vlerat dhe ligjjet e qytetarëve shqiptarë . Këto mjete do të përdoren për patrullimin, për transportin e oficerëve të policisë, për operacionet kundër drogës dhe për aktivitetet e kufirit. Në këto kohë të pandemisë në mënyrë që të behët mirë puna dhe policia të jetë efikase.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sqaroi se automjetet do të shpërndahen sipas një plani të përcaktuar nga drejtoria e policisë.

SANDËR LLESHAJ

MINISTËR I BRENDSHËM

Policia kriminale, FNSH, RENEA, do të rinovojmë flotën. Kjo rrit eficencën e policisë. Meriton falënderim të madh BE dhe gjithë ata që janë angazhuar për këtë projekt Flotës së Policisë së Shteti.

Automjetet të cilat u shtuan policisë  janë “ford”.  Drejtor i Shitjeve ne “Albanian Motor Kompani”, Fabjan Pasholli përshëndeti modernizimin e policisë.

Me paisjet e reja motorike policia synon të përmirësojë rezultatet e saj në luftën kundër krimit.

Vazhdo të lexosh