Autoriteti Kombëtar I Ushqimit ka bllokuar këtë të premte 193.23 kg produkte të skaduara që tregëtoheshin nga një market në Kamëz.

 

Bllokimi u bë I mundur falë një denoncimi të bërë nga një qytetar I cili kishte konstatuar se një marketi tregëtonte produkte të skaduara.

 

Sipas AKU, gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti faturat e blerjes së produkteve dhe planin e vetëkontrollit sdi dhe mbante në vitrinë për tregshitje produkte që kishin skaduar qysh në dhejtor të 2018.

 

Sipas AKU, u bllokuan për asgjesim:

– 73 litra vaj ulliri me afat përdorimi dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt),

– 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër,

– produktet e tjera ishin: karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, Madje dhe havjar…

 

Në total, u bllokuan për asgjesim 193.2 kg produkte ushqimore, ndërsa operatori u dënua me 800.000 lekë gjobë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *