Familjarë dhe të afërm te viktimave të Otrantos janë grumbulluar ne kalanë e portit të Vlorës per te kujtuar 19 vjetorin e tragjedisë. Ata kanë hedhur buqeta me lule në det. Familjaret edhe një herë i kane bërë thirrje institucioneve te ndëshkojnë përgjegjësit. Ne te kundërt thonë se do t’i drejtohen Gjykatave ndërkombëtare per te kërkuar drejtësi. Te afërmit e viktimave kanë shprehur shqetësimin për mungesën e vëmendjes nga pushteti lokal, pasi varrezat ku prehen  nje pjese e atyre qe humben jetën janë lënë ne harrese dhe po degradojnë. 19 vite me pare, anija me të  cilën udhëtonin 118 persona midis tyre gra dhe fëmijë u godit nga anija luftarake italiane Sibila. Për pasoje 84 persona u mbyten, 34 prej tyre shpëtuan, dhe 24 humbën në fundin e detit, duke mos u gjetur kurrë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *