SHBA-të përkujtojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit, 19 vjet më parë.

Ishte mëngjesi e së martës së 11 shtatorit të vitit 2001, kur fluturimi 11 i Amerikan Airlines u nis nga Aeroporti i Logan drejt Los Angeles me 76 pasagjerë në bord, dhe goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregëtisë në orën 8.46 të mëngjesit. Një tjetër avion goditi kullën jugore në orën 9.03.

Janë këto pamje të cilat do të mbeten thellë në historinë amerikane por edhe në mbarë botën.

2.977 njerëz humbën jetën dhe 25 mijë të tjerë mbetën të lënduar.

Goditjet e 11 shtatorit ishin një seri e katër sulmeve të koordinuara terroriste nga grupi terrorist islamik al-Kaeda.

Ndërkohë në Nju Jork zhvillohet kwtw tw premte ceremonia vjetore për përkujtimin e rreth 3 mijë personave që humbën jetën.

1 minutë heshtje do të të mabhet në kohën kur xhihadistët e xhihadistët e Al-Kaidës sulmuan me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Muzeu që nderon viktimat do të hapet për herë të parë prej kur koronavirusi ka bllokuar qytetin në muajin mars.

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden do të jenë të pranishëm në ceremoninë e përkujtimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *