Një 19-vjeçare nga Tuzi i Malit të Zi u vra dy ditë mëparë nga bashkëshorti i saj.

Shejla Bakija, është ekzekutuar nga i shoqi i cili është tashmë në arrati. E reja është kushërira e këngëtares Enisa e cila është duke korrur sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Instagram, Enisa ndan disa foto të Shejlës ndërsa shprehet se e ka të pamundur ta besojë që ajo tashmë nuk jeton më.

“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë postim tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U presh në paqe, engjëlli më i bukur.

9-vjeçarja u vra dy ditë më parë nga bashkëshorti Ilir Gjokaj i cili shkoi në banesën e familjes së saj dhe hapi zjarr. Për pasojë humbi jetën edhe gjyshja e vajzës ndërsa i plagosur ka mbetur i ati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *