Kronikë
19 vjecari qëllon me thikë dy bashkëmoshatarë në Elbasan

Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin Qemal Peqini, banues në lagjen “Beqir Dardha”.
Arrestimi i 19 vjecarit në lagjen “28 Nëndori”, Elbasan u krye pasi në ambjentet e jashtme të një lokali ai ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit A.Ç., 19 vjeç, dhe e S.T., 18 vjeç, banues në këtëë qytet.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare dhe falë veprimeve të shpejta hetimore u indetifikua dhe u arrestua shtetasi që dyshohet se është autori i plagosjes së dy shtetasve.
Të plagosurit janë trasportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




