Subscribe

Përplasja mesa bandave kriminale është njëra nga pistat ku po heton policia e shkodrës për atentatin me armë zjarri ku mbeti ivrarë 19-vjeçari Erjon Xhenje.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se i riu dyshoeht të jetë viktima e radhës mes përplasesve të fisit Bajri dhe Lici.

 

Kjo pasi 19-vjeçari merrrej me kuaj dhe burime bejne me dije se ai shërbente pranë fermes të Asmer Bilalit, një emer shumë i njohur ky për botën e krimit në Shkodër.

 

Dyshimet jamë shtuar pasi motori që u përdor nga ekzkeutorët u gjet i djegur në afërsi të banesës së familjes Lici në lagjen Gurile,

 

Në atentat morën pjesë të paktën dy persona. ata ishin të veshur me të zeza dhe e qëlluan për vdekje 19-vjeçarin Erjon Xhenja teksa ky i fundit po konsumonte kafe në një lokal në lagjen “Naim Gjylbegu”.

 

Identifikimi i vrasësve mbetet i vëshirë pasi ishin të maskuar. Ndërkohë janë marrë dëshmitë e familjarëve por dhe dëshimtarëve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

 

Nga ana tjetër, vrasja mund te lidhet edhe me konfliktet  që ka djali i xhaxhait të viktimës, Sehar Xhenja .

 

Ky i fundit është në kërkim pasi dyshohet se qëlloi me armë në shkurt të vitit 2021 në drejtim të një automjeti me të cilin po lëvizjte Taulant Pepaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *