Një aksident i rende i ka marre jetën nje te riu, ndërsa dy te tjerë kane mbetur te plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 te se dielës, ne segmentin Lushnje-Rrogozhine. Nga përplasja e makinës me pjesën anësore te rrugës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjeri 19-vjeçar Ermal Mara nga fshati Babunje i Lushnjes, ndërsa jane plagosur shoferi Odean Gjana 23-vjeç dhe nje i ri tjetër, emri i te cilit ende nuk behet i ditur. Sipas policisë, mjeti ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe dhe lagështia ne rruge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *