Subscribe

19 persona të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e atentatit mafioz në Elbasan mbrëmjen e te mërkurës, janë shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje. Policia ka kontrolluar edhe 13 makina që besohet se mund të jenë përdorur nga autorët e krimit. Forcat speciale kane pare me imtësi edhe 16 banesa. Prokuroret ndërkohe kane pare pamjet e kamerave te sigurisë, duke u përpjekur te identifikojnë autoret. Por deri me tani është bere e mundur vetëm ndërtimi i skenës se vrasjes, por jo zbulimi i vrasësve.
Tre armët e krimit te gjetura te enjten janë dërguar ne laboratorin kriminalistik, se bashku me gëzhojat. Ndërsa 46 personave te shoqëruar, 24 orët e kaluara u janë marre dëshmitë e janë lënë te lire. Ne atentatin e te mërkurës mbeten te vrarë Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, emra të njohur edhe më parë për drejtësinë, ndërsa u plagosen 8 te tjere. Shkak i krimit te rende sipas prokurorëve është hakmarrja, por nuk përjashtohet edhe pista qe e lidh ngjarjen me trafikun e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *