Subscribe

Të paktën 19 persona në të gjithë vendin janë plagosur lehtë si pasojë e hedhjes së pakujdesshme të  fishekzjarrëve.

 

12 prej tyre janë lënduar në Tiranë. Drejtori i Policisë së këtij qarku Tonin Vocaj pasi dha mesazhin e urimit të tij për të gjithë qytetarët, u shpreh se të lënduarit janë mjekuar në spital dhe pjesa më e madhe e tyre janë larguar.

 

Situata e rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, është në parametra normal, 12 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët, 4 persona janë në spital. Shërbimet e policisë do të jenë në shesh, policia rrugore ka marrë masa për të mos lejuar që të krijohet trafik i rënduar”, tha Vocaj.

 

Të lënduar të tjerë janë shënuar në Pogradec, Vlorë si dhe 2 të mitur në Fier. Fatmirësisht plagët kanë qënë të lehta dhe pa rrezik për jetën.

 

Ndërkohë në spitalet e vendit ka patur edhe raste të peersonave të helmuar apo që kanë marrë ndihmën e parë pas abuzimit me alkoolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *