Subscribe

19 shtëpi bari janë zbuluar nga policia në 4 muajt e parë të këtij viti. Këto shifra tregojnë se tashmë trafikantët e drogës po përdorin masivisht ambjente të mbyllura madje edhe apartamente, duke hequr dorë nga parcelat.

 

Sipas ekspertëve, shtëpitë e barit janë një mundësi e madhe fitimi për trafikantët, kjo pasi prodhimi është thuajse gjatë gjithë vitit.

 

“FATJON SOFTA

EKSPERT I ÇESHTJEVE TE SIGURISE

Ky ndryshim ka ardhur si rrjedhojë e mundësive për mos të identifikohen. Pra kjo mund të shtrihet gjatë gjithë vitit ky lloj prodhimi, apo produkt dhe nuk është vetëm kur ti vijë sezoni dhe të krijohen kushtet klimaterike.”

 

Sipas policisë, shtëpitë e barit krijohen me një investim të madh nga kultivuesit. Ata përshtasin ambjentet me pllaka metalike, aspiratorë dhe ndriçim LED duke krijuar kushtet e duhurua për prodhimin. Por ekspertët ngrenë shqetësimin se ky lloj aktiviteti përfshin edhe struktura shtetërore si të implikuara.

 

“Jo vetëm më i kamofluar, por është dhe më i korruptuar sepse nuk mund të jetë i vetëm personi apo grupi që vepron për të mbjellë. Duhet të gjejë një terren për vendin ku duhet ta mbjellë. Duhet të korruptosh patjetër edhe punonjësit e OSHEE sepse këta kanë një konsum të jashtëzakonshëm të energjisë. Kështu që lidhja me OSHEE, apo me persona të tjerë të cilët kanë pushtet për të shmangur kontaktorët në mënyrë që most ë evidentohen shpenzimet e kësaj energjie elektrike.”

 

Këto ambjente janë gjetur thuajse në të gjithë vendin si në Tiranë, Durrës, Shkoder, Lezhë, Vlorë, Fier etj. Gjatë vitit 2021 në vend u zbuluan 21 shtëpi bari në total.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *