Më shumë se 19 mijë persona kanë hyrë e kanë dalë vetëm gjatë 24 orëve të fundit në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës e Qafë Thanës.
Fluksi më i lartë paraqitet në Qafë Thanë.
Numri i hyrjeve dhe daljeve në këtë doganë është rritur veçanërisht pas marrëveshjes që kalimi të bëhet vetëm me një kontroll.
Fluks i madh qarkullimi është regjistruar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Gjatë 15 ditëve të para të muajit gusht rritet numri i emigrantëve që kthehen pranë familjeve për të kaluar pushimet.