E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

19 këshilltarë bashkiakë pa mandat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’u heqë mandatet 19 këshilltarëve bashkiakë, të cilët nuk kishin dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në funksion të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin. Në mbledhjen e të martës, KQZ vendosi të mos u heqë mandatin 12 këshilltarëve bashkiak, të cilët e kishin dorëzuar formularin e vetëdeklarimin përtej afatit të përcaktuar në ligj. Po ashtu, KQZ vendosi të mos prekë edhe mandatat e këshilltarëve, të cilët formularin nuk e kishin dorëzuar pranë këtij institucioni, por pranë Departamentit të Administratës Publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë