Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës së Shqipërisë ku rezultonte se 19% e shqiptarëve jetojnë me borxhe.

 

Në një postim në Facebook, Vasili akuzon qeverinë se po bën veç propagandë e se po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi.

 

“Skandal.19% e familjeve ne Shqiperi jane me lista borxhesh neper dyqanet e ushqimeve. Keto jane te dhenat e Bankes se Shqiperise. Dhe perse jane ne borxh? Pergjigja eshte per mallra te shportes, pra te bukes se gojes,te mbijeteses. Dhe kjo ndodh ne vitin 2019. Kjo eshte me shume se fatkqesi,ky eshte me shume shume fukarallek ekstrem,kjo eshte skamje e dhimbshme. Dhe Edi Rama me te te pacipet e rilindjes bejne 24 ore propagande dhe demagogji duke genjyer pa fund e duke dhene koncesione me miliarda leke. Dhe Edi Rama me rilindjen nuk e ulin asnje gram TVSH mbi mallrat e shportes se i urrejne shqiptaret dhe duan ti bejne qe te ikin nga Shqiperia qe ta shperbejne kete vend. Edhe kur ju propozua nga ne qe te ulnin ne minimum TVSH per mallrat e shportes kelyshet e oligarkeve ne qeveri refuzuan qenërisht. Mjaft me kete horllëk qeveritar qe ben pazar edhe me buken e gojes se shqiptareve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *