Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar I85.9 milionë lekë në total për KQZ, ndërkohë që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka kërkuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve një fond shtesë prej 184 milionë lekësh, gati dyfishin e fondit të vënë në dispozicion.

Sipas Celibashit, nga ky fond, 39 milionë e 480 mijë lekë do të shkojnë për investim në magazinën e KQZ ku do të qëndrojnë pajisjet e teknologjisë që u përdorën gjatë zgjedhjeve parlamentare, për identifikimin dhe numërimin elektronik.

“Kushtet nuk janë të mira, kërkojnë kushte specifike” tha ai.

39 milionë e 480 mijë Celibashi i kërkoi për magazinën ku do të qëndrojnë pajisjet e teknologjisë që u përdorën gjatë zgjedhjeve parlamentare, për identifikimin dhe numërimin elektronik. “Kushtet nuk janë të mira, kërkojnë kushte specifike” tha ai.
Një tjetër shumë prej 100 milionë lekë për rikonstruksione të magazinave që mbajnë materiale zgjedhore. Fondet e tjera në shuma më të vogla kërkohen për vetë KQZ-në. 18 milionë ai kërkoi për godinën e KQZ dhe 6.5 milionë për pajisje zyrash e kompjutera. Një fond prej 6 milionë lekë Celibashi kërkoi për blerjen e dy automjeteve. Disa prej këtyre kërkesave, deputetët e komisionit të Ligjeve i aprovuan, duke i konsideruar të nevojshme. Vlerësimin final ndërkohë do e bëjë Komisioni i Ekonomisë.

FONDET QË KËRKON KQZ

182.00000 lekë për godinën e KQZ
6.5 milionë lekë për pajisje zyrash e kompjuterike
39 480 000 rikonstruksion magazine
100 mln rikonstruksione, 2 magazinave të tjera
9.839 mijë lekë për sallën e mbledhjeve të KQZ
6 milionë lekë për dy makina
2 milionë për serverin e KQZ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *