Subscribe

80 filma të shkurtër përshëndetës dhe 100 dokumentarë nga e gjithë bota mbërrijnë në javën e parë të qershorit në Tiranë. Docu Tiff e nis rrugëtimin e tij artistik më 1 qershor dhe do të udhëtojë artistikisht në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar dhe në Teatrin Metropol. Drejtuesi artistik i këtij eventi që tanimë është kthyer në traditë së bashku me Tirana Film Festival, Agron Domi rrëfen se këtë vit, filmat përshëndetës ashtu edhe dokumentarët janë më afër aktualitetit shqiptar. Përveç zbulimeve interesante të autorëve të rinj janë përzgjedhur për publikun edhe filma dokumentarë të vlerësuar e seleksionuar në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare, si Sundance, Cannes, Berlinale, Venezia apo të nominuar e me çmime në Oscar, Golden Globe, etj. Edhe këtë vit ashtu si edicionin e shkuar do të ketë çmime për më të mirët. Nuk do të mungojnë në këtë festival edhe masterklaset nga regjisorë e kineastë të njohur që do të jenë prezentë në tiranë për të rrëfyer eksperiencë ne tyre për studentët shqiptarë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *