Kjo e mërkurë shënon përvjetorin e 18 të sulmeve terroriste të 11 shtatorit që tronditen Shtetet e Bashkuara dhe ndryshuan Ameriken.

Rreth 3.000 persona që i përksinin 70 kombësive të ndryshme, humbën jetën pasi avionet te marre peng nga terroristët u përplasën me kullat binjake.

Në Nju Jork, por edhe në ndërtesën e Pentagonit në Uashington do të mbahen ceremoni përkujtimore ku pritet të marrin pjesë mijëra vetë. Kjo ngjarje që ka lënë gjurmë të thella në histori, do të përkujtohet edhe në vende të tjera të botës.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane, pas të cilave asgjë nuk ishte njësoj si më parë në SHBA, por edhe në botë. Pas këtyre sulmeve, zemërimi u derdh mbi “Al Kaedën”. Shtetet e Bashkuara reaguan duke nisur luftën ndaj terrorit dhe pushtuan Afganistanin. Edhe pse fillimisht udhëheqësi i “Al Kaedës” mohoi përfshirjen, në vitin 2004 mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Pasi qëndroi në arrati për më shumë se një dekadë, Bin Laden u vra në Pakistan nga një skuadër speciale e marinsave amerikanë. Ndërkohë, shumë vende të tjera forcuan ligjet antiterror pas 11 shtatorit dhe zgjeruan kompetencat e agjencive ligjzbatuese dhe atyre të zbulimit, me qëllim që të parandalonin perseritjen e akteve te ngjashme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *