Subscribe

18 vite më parë Aleanca e Atlantikut Verior nisi bombardimet mbi Serbi, për të ndalur represionin serb te udhëhequr nga presidenti Sllobodan Millosheviç kundër kosovareve.

 

Avionët e NATO-s lëshuan bombat e para mbi pozicionet e ushtrisë serbe mbrëmjen e 24 marsit 1999, pas urdhrit te sekretarit te përgjithshëm të atëhershëm, Havier Solana.

 

Pas 78 dite bombardimesh, Millosheviçi u dorëzua ne qershor te 1999, duke pranuar Marrëveshjen e Kumanovës.

 

Pas sulmeve ajrore, u krijuan kushtet për kthimin e rreth 1 milionë shqiptarëve të Kosovës, të cilët autoritetet serbe i kishin dëbuar me dhunë, kryesisht në Shqipëri e Maqedoni.

 

Mbi 12 mijë të vrarë, 2 mijë të zhdukur dhe mbi 800 mijë të dëbuar nga Kosova, ishte bilanci i konfliktit në Kosovë. Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 12 44, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

 

Në 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, ende qëndron në Kosovë, ndërsa presidenti Thaçi ka ndërmarrë një nismë për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

Kryeministri Isa Mustafa përmes një komenti në rrjetet sociale kujtoi këtë ditë historike për Kosovën, NATO-n, por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale.

 

“Partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap me SHBA dhe miqtë euroatlantikë, ashtu si 18 vjet më parë, janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen”, është shprehur Mustafa.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *